MARCA/ Zidane, ëndrra e mundshme e PSG-së

E Përditshmja Le Parisien zbulon sot se PSG tashmë është takuar një herë me Zidane për të sugjeruar mundësinë e drejtimit të projektit, raporton albeu.com.

Siç ka mësuar MARCA , ka qënë në Paris dhe Zizou është takuar me Nasser al Khelaifi. Ndërsa është e vërtetë që vendimi i Man United për të ndjekur Mauricio Pochettino e ka kthyer ish-trajnerin e Real Madridit në orbitën e Katarit, nuk është më pak e vërtetë që ata kanë punuar për të për një kohë të gjatë dhe se, tani më shumë se kurrë, ata mendojnë se ëndrra mund të bëhet realitet.

Siç tha dje MARCA, marrëdhënia mes Zidane dhe Katarit është e mirë dhe është duke u afruar më shumë vitet e fundit. Trajneri është aksioner përmes fondit QSI dhe u bë ambasador i Botërorit të Katarit në vitin 2010. /albeu.com/


Shtuar 23.11.2021 16:21

Tags: , ,