Maqedonia e Veriut më dorë “të hekurt”, s’ka kafe pa dy doza vaksine

Në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid, të cilat priten të sjellin edhe pakënaqësi mes qytetarëve.

Bëhet fjalë për rregullat mbi vaksinimin e detyruar. Sipas raportimeve atje, baret dhe restorantet nuk do e ofrojnë shërbimin e tyre pa marrë të dy dozat e vaksinës.

Sot filloi vaksinimi me dozën e tretë kundër koronvariusit në Maqedoninë e Veriut. Sipas Komitetit Kombëtar për Imunizim, doza e tretë rekomandohet për të gjithë qytetarët mbi moshën 60 vjeç, punjonjësit shëndetësor dhe personat me imunitet të dobët pa dallim moshe.

Doza e tretë do të jepet nga prodhuesi Fajzer, dhe se të gjithë qytetarët që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, në momentin që do të kalojnë gjashtë muaj, do të marrin një SMS mesazh, që mund të telefonojnë dhe të marrin dozën e tretë të vaksinës.

Dje, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, deklaroi se dozën e tretë të vaskinës qytetarët mund ta marrin në çdo pikë të vaksinimit, kudo më afër vendit ku jetojnë, ndërsa shtoi se edhe më tej do të funksionojë pikat e vaksinimit në sallën “Boris Trajkovski”, poliklinikat tjera në Shkup dhe në të gjithë vendin. Punjonjësit shëndetësor do të vaksinohen në kuadër të organizatës shëndetësore, ndërsa personat me probleme të imunitetit, me vërtetim nga mjeku, mund të shkojnë në çdo pikë vaksinimi, theksoi kreu i shëndetësisë.

Filipçe shtoi se po bëhen verifikime të tjera nëse dozën e tretë do të mund ta marrin edhe kategoritë e tjera të qytetarëve, siç janë ata që janë pjesë e infrastrukturës kritike dhe atje ku ekziston rrezik më i madh.

Për dy javë pritet të fillojë edhe skriningu në shkolla, që të zbulohet bartësit eventual asimptomatik të virusit. Në pikat e vaksinimit në vend dhe në teren, përfshirë 24 shtatorin, janë vaksinuar gjithsej 781.623 qytetarë. Në vend, gjithsej janë aplikuar 1.495.762 doza të vaksinave, kurse janë rivaksinuar 714.135 qytetar.

Sipas shifrave të fundit, 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 31% e popullsisë mbi 18-39 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine.

Ndërkaq, prej sot ndalohet hyrja në objektet hotelierike, kanfene dhe restorante për të gjithë personat që nuk posedojnë çertifikatë të vaksinës me dy doza, ose vërtetim se e kanë kaluar kovid-19 në 45 ditët e fundit.

Përndryshe, ende mbeten në fuqi vendimi për ndalimin e evenimenteve në ambiente të mbyllura, ndërsa për kalimin kufitar gjithashtu është e nevojshme posedimi i certifikatës së vaksinës ose test PCR negativ në 72 orët e kaluara./albeu.com


Shtuar 27.09.2021 18:14