Shifrat ditore të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut vijojnë të jenë mbi 100 persona.
Nga raporti i fundit i ministrisë së Shëndetësisë mësohet se nga 2 216 testime të kryera janë konfirmuar 185 raste të reja të infektuar me Covid.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 28 janë rinfektime dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë person.
Gjithashtu në orët e fundit janë shëruar nga Covid 124 pacientë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 308.152, numri i të shëruarve 297.724, numri i të vdekurve 9.256, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.172./albeu.com