Manjati Rupert Murdoch do të martohet për të pestën herë në moshën 92-vjeçare: E ndjej se është hera e fundit që dashurohem

Këmbanat e dasmës do të bien sërish për manjatin e medias Rupert Murdoch, i cili do të martohet për herë të pestë në moshën 92-vjeçare.

“Kisha frikë të dashurohesha, por e dija se kjo do të ishte e fundit”, ka thënë ai.

Murdoch takoi gruan e tij të ardhshme, 66-vjeçaren Ann Lesley Smith, në një event në vreshtin e tij në Kaliforni në shtator.

Ai u nda me gruan e katërt Jerry Hall vitin e kaluar, raporton BBC.

Murdoch tha se i propozoi Smithit, e cili ishte martuar me këngëtarin e ndjerë të kantri, Chester Smith, në ditën e Shën Patrikut.

“Për ne të dy është një dhuratë nga Zoti… Unë flas gjuhën e Rupert. Ne ndajmë të njëjtat besime,” i tha Smith./albeu.co


Shtuar 20.03.2023 17:08