Manja: Vendosëm të dëmshpërblejmë ish të dënuarit politikë nga sistemi komunist

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë do të ndërmerrej edhe ndarja e buxheteve dhe ku do të shkonin ato.

Pas përfundimit të saj, Ministri i drejtësisë Ulsi Manja tha se një nga aktet e miratuara është dëmshpërblimi për 54 subjekte të cilët i përkasin shtresës së ish të përndjekurve politikë.

“Vendosëm për dëmshpërblimin e ish të dënuarve nga sistemi komunist, kjo për 54 subjekte. Subjektete e vendimit tonë janë jo vetëm për ata që e kanë vuajtur vetë, por dhe familjarët e tyre. Masa e dëmshpërblimit do të paguhet në këste. Kjo masë as nuk i zhbën e as nuk i kthen vuajtjet, por është masë e domosdoshme në aspektin ligjor dhe moral, pasi tregon mbështetjen e qeverisë për këtë kategori të shumëvuajtur. Është vendimi i 29-të që kemi kaluar gjatë qeverisjes tonë, do të ketë edhe vendime të tjera”, tha Manja./albeu.com