Manchester City përgatitet për të transferuar sulmuesin anglez

Manchester City kërkon të rikthehet në garë për transferimin e Harry Kane në merkaton e janarit.

Në merkaton e verës Daniel Levy i vendosi një shifër tepër të lartë kartonit të sulmuesi të Tottenham, me një vlerë prej 170 milion euro. Harry Kane ka kërkuar me dëshirën e tij të largohet nga Tottenham dhe për këtë gjë City dëshiron të përfitoj.

Klubi i Guardiolës beson se një ofertë e madhe në drejtim të Kane do të bindë ekipin e Tottenham. Gjithësesi City shpreson të bëhet ndonjë ulje e kartonit të tij pasi shifra e vendosur në merkaton e verës ishte tepër e lartë.

Pandemia e ka goditur fortë Tottenhamin dhe Manchester City mund të ketë mundësinë për të transferuar sulmuesin më kollaj. Por mediat angleze thonë ardhja e Contes mund të ndryshojë mendimin e një largimi të mundshëm të Kane./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.11.2021 18:27