Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se në vendin tonë janë kryer 172 486 vaksinime.
Qeveria nisi kohë më parë fushatën “Shqipëria buzëqesh”, ndërsa së fundmi krahas vaksinave perëndimore si Pfizer dhe AstraZeneca, vendi ynë është furnizuar edhe me vaksina ruse Sputnik V dhe kineze Coronavac nëpërmjet një kompanie turke.
Prej gjashtë ditësh tashmë, në vend vijon vaksinimi masiv ndërsa në sheshin “Skënderbej” janë ngritur dy çadra ku po kryhet vaksinimi i të moshuarve mbi 75-vjeç me vaksinën kineze.