Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha sot se “6120 mësues janë sot më të mbrojtur nga COVID-19 pas marrjes së dozës së parë të vaksinës”.
Sipas ministres vijon në gjithë Shqipërinë vaksinimi i arsimtarëve, me ritme të mira dhe pa asnjë problem.
“Së afërmi, lajme të mira për intensifikimin e procesit të vaksinimit në ditët në vijim”, – tha Manastirliu.