Nga Vlora, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se në datat 29-30 qershor, ku vaksinimi masiv do të vijojë për dy ditë për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.
“Vlen që në grup-moshat e ndryshme të popullatës, të kemi një mbulim të mirë të vaksinimit për të shmangur shpërthimet pandemike. Pavarësisht situatës së mirë pandemike, nuk mund të themi se jemi imunë, ndaj kemi vendosur që datat 29 dh e30 qershor të jenë ‘open day’, ditë të hapura për vaksinimin për popullatën plus 18 vjeç. Ditët e hapur nuk do të thotë që të mos vijojmë me traget grupin që po administrojnë qendrat shëndetësore +50 vjeç. U bëj thirrje që të vijnë të vaksinohen në qendrat shëndetësor, bërja e vaksinës krijon një mbyllëse që i paraprijmë vjeshtës dhe mbrojmë sa më shumë jetën. Presim që të vijnë vaksina të tjera, ndërkohë që në Shqipëri kanë mbërritur mbi 1 milionë vaksina dhe pritet të kemi edhe sasi të tjera që të vijnë. Në synojmë që të arrijmë synim 1 milion që kemi vendosur dhe në këto ditë të hapura që kemi vendosur t’i fillojmë këtë muaj, t’i shërbejnë qytetarëve dhe qëllimti të vaksinimit. Edhe gjatë verës të kemi vaksinim në vazhdim, për të moshuarit që nuk munden do të shkojmë t’i vaksinojmë në shtëpi”, tha ministrja./albeu.com