Manastirliu: Më shumë se 200 mijë qytetarë kanë marrë të dy dozat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se 200 mijë qytetarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës.

“Më shumë se 200 mijë qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga Covid-19, teksa vijon me ritme të larta vaksinimi në të gjithë vendin”, tha Manastarliu./albeu.com

Shtuar 15.05.2021 09:43