Gushti, muaji i vaksinimit për moshat +18 vjeç, Manastirliu thirrje qytetarëve: Paraqituni në pikën më të afërt

Ashtu siç është paralajmëruar më herët, gushti do të jetë muaji i vaksinimit të hapur për grupmoshën mbi 18-vjeç në vendin tonë.

E për të kujtuar këtë fakt, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të afërmve. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Manastirliu sqaron se qendra e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 20:00.

Ndërkaq, me kartën e identiteti çdo qytetar mund të paraqitet me kartën e identitetit në qendrën më të afërt shëndetësore për të kryer vaksinën anti-Covid.

Shtuar 1.08.2021 12:00