Manastirliu apel qytetarëve: Mos dëgjoni broçkulla, por vaksionohuni (VIDEO)

Përmes një postimi në Facebook këtë të shtunë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u ka bërë edhe një herë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të mos dëgjojnë broçkullat e njerëzve që nuk kanë as edhe një minimum humanizmi dhe përgjegjshmërie.

“Mos e neglizhoni vaksinimin duke dëgjuar broçkullat e kujt nuk ka as edhe një minimum humanizmi dhe përgjegjshmërie. Sfida që disa i bëjnë shkencës dhe mjekësisë, refuzimi për të pranuar mendimet e ekspertëve më të mirë në Botë, që thonë se vaksina është arma më e fuqishme që ka sot njerëzimi, është një mendjelehtësi që ka pasoja të rënda. Dhe pasojë më të rëndë se sa humbja e jetës, nuk ka!

Ju lutem vaksinohuni”, thotë ministrja./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 13:30