Malësi e Madhe/ Shpërthim me lëndë plasëse në lokalin e kreut të Rithemelimit

Uniformat blu në Malësi të Madhe, kanë bërë me dije se rreth orës 08:50, një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një lokal në Razëm.

Sipas informacioneve policore, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Raportohet se lokali është në pronësi të Ferdi Stërkaj, kryetar i rithemelimit të Partisë Demokratike Malësi e Madhe, ish-kryetar i ish-komunës Shkrel.

Sakaq, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Njoftimi i policisë:

“Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.


Shtuar 24.05.2024 09:35