Katër shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën me 67 kilogram marijuhanë në Igumenicë.
Operacioni është kryer nga policia greke, ndërsa në pranga kanë rënë 4 shqiptarë. Mësohet se njeri mjet shërbente për kontrollin e rrugës, ndërsa tjetri ishte i ngarkuar me drogë, ndërsa më secilën makinë kishte nga dy persona.
Sakaq, janë sekuestruar 48 pako me 66 kg 690 gram marijuanë, 2190 euro dhe 7 celulare.
Po ashtu është shpallur në kërkim edhe një shqiptarë i pestë i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.