Makina u përmbys mes autostradës, vdes e reja shqiptare në Itali (FOTO LAJM)

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një vajze shqiptare në Itali.

Viktima, Stella Luciani, 21 vjeç ka mbetur e vdekur në aksidentin ku makina të cilën ajo po e drejtonte u përplas me ndarëset e rrugës dhe më pas u përmbys.

21-vjeçarja pësoi lëndimet më të mëdha dhe u transportua me ambulancë në urgjencën e San Salvatores, por edhe pas një operacioni delikat, nuk arriti të mbijetonte.

Kryetari i bashkisë L’Aquila, Pierluigi Biondi, ditën e vdekjes së Stella Luciani shprehu ngushëllimet për ngjarjen e rëndë.

“Për tragjedinë e ndodhur në autostradën e Bazzano. Tragjedi që e largoi Stella Lucianin nga dashuria e familjes së saj, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta, të miqve, miqve të saj. Gjej rastin të shpreh ngushëllimet e mia edhe për kolegun tim kryebashkiak të Montereale, Massimiliano Giorgi, për pikëllimin që ka goditur komunitetin e tij. Një zi që na prek të gjithëve,”– ka thënë kryebashkiaku Biondi./albeu.com/

 


Shtuar 17.12.2021 11:24