Makina përplaset me shkollën në Londër, një nxënëse e vdekur dhe gjashtë të plagosura

Një nxënëse e shkollës fillore ka mbetur e vdekur pasi një makinë goditi shkollën në Wimbledon, në jug të Londrës, në një incident në të cilin u plagosën gjashtë fëmijë të tjerë dhe dy të rritur, tha policia Metropolitane.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Camp Road, ku ndodhet shkolla private përgatitore e studimit për vajza nga mosha 4 deri në 11 vjeç.

“Tani mund të konfirmojmë se fatkeqësisht një fëmijë ka vdekur pas një incidenti ku një makinë u përplas me një ndërtesë në një shkollë në Wimbledon”.

DCS Clair Kelland, komandanti i policisë lokale për Londrën jugperëndimore, tha: “Ky është një lajm tragjik dhe mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e vajzës dhe të gjithë të prekurit sot, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Ne po qëndrojmë në vendngjarje dhe po vijojmë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Ne gjithashtu mund të konfirmojmë se drejtuesi i mjetit, një grua rreth të 40-tave, është arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar vdekjen nga ngasja e rrezikshme”.

Deputeti i Wimbledon, Stephen Hammond, tha për BBC se disa nga të plagosurit ishin në gjendje kritike.


Shtuar 6.07.2023 19:02