Makina përplas këmbësorin në Pogradec, e lë në mes të rrugës

Një aksident është shënuar mbrëmjen e somte në zonën industriale të qytetit të Pogradecit.

Mësohet se një makinë ka përplasur një qytetar e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Këmbësori ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar drejt spitalit rajonal për mjekim, ndërsa policia po punon për identifikimin e mjetit të përfshirë në aksident dhe për rrethanat e ngjarjes.


Shtuar 11.12.2022 20:13