Makina përplas 67-vjeçarin, i plagosuri dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kukës ku një makinë ka përplsur një 67-vjecar i cili është dërguar me urgjencë në Tiranë.

“I dëmtuari, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Kukës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë…”-njofton policia.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Uzinë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. P., 67 vjeç, banues në Kukës.

I dëmtuari, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Kukës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.


Shtuar 26.06.2021 19:06