Makina në kanal, kush janë 2 elektriçistët që humbën jetën tragjikisht në Lushnje

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje me dy viktima, në fshatin Gurrëz i Vogël.

Makina me të cilën po udhëtonin dy personat ka përfunduar në kanalin anash rrugës, me përplasjen që rezultoi fatale për ta.

Mësohet se dy viktimat e këtij aksidenti, shoferi dhe pasagjeri, janë Mihal Jani dhe Ilir Shabani, punonjes te elektrikut Lushnje.

Ata udhëtonin me një makinë tip Reno e cila ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, duke i marre jeten dy elektricisteve.


Shtuar 6.04.2021 09:04