Makina merr përpara 54-vjeçarin në Pogradec, në gjendje të rëndë në spital

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Pogradec. Një mjet ka përplasur një këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 4.11.2021 17:52