Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vaqarr.
Mësohet se një 22-vjeçar ka humbur jetën, pasi motori me të cilin po udhëtonte është përplasur nga një makinë.
22-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor, ndërkohë që automjeti i cili është futur në parakalim e ka marrë para motorin duke e lënë të vdekur në vend.
“Më datë 17.07.2023, rreth orës 15:05, në Vaqarr, automjeti tip “Audi’, me drejtues shtetasin A. Sh., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç.”
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit./Albeu.com.