Makina merr para biçikletën në Durrës, plagoset 60-vjeçari

Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, në lagjen nr. 4.

Të lidhura

None found

Policia bën me dije se një automjet me drejtues shtetasin E. T, ka përplasur shtetasin P. P., rreth 60 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti./Albeu.com.


Shtuar 17.03.2023 15:32