Kuraa natyrale që ndihmon në pastrimin e veshkave nga toksinat dhe substancat e dëmshme.
Përbërësit:
Një tufë e vogël majdanoz
3 gota me ujë
Përgatitja:
Ngrohni ujin në një çajnik dhe përpara se të marrë valë hiqeni nga zjarri. Shtoni tufën e majdanozit dhe lëreni të rrijë në ujë për 15 minuta dhe më pas kullojeni. Këshillohet që të pini dy-tre gota me çaj majdanozi çdo ditë sidomos pas çdo vakti. Mund ta pini për 30 ditë e ta përsërisni nëse është e nevojshme.