Madrit Ulqinaku nuk u vra për një fjalë goje? Viktima dhe autorët njiheshin, ja çfarë dyshon policia

 Qyteti i Elbasant u trondit pak ditë ma parë ku në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena” u qëllua për vdekje 33-vjeçari, Madrit Ulqinaku.

Në kërkim është autori Horgito Peqini, 18-vjeç, nipi i “Mandelës” i cili është në burg të përjetshëm për shkak të krimeve të kryera në 97-tën dhe shoku i tij Klaudjan Sallufi, ndërkohë që i vetmi i vënë në pranga deri më tani është Ejden Dino.

Fillimisht u raportua se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit për arsye banale, por  grupi i hetimit ka dyshime se vrasja e Ulqinakut ka qenë e menduar mirë, raporton Ora News.

Kjo pasi Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi, janë proceduar nga policia e Elbasanit për “vjedhje”, “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Shpërndarje të lëndëve narkotike”.

I proceduar për “Shpërndarje të lëndëve narkotike”, ka qënë dhe viktima Madrid Ulqinaku, i cili ka pasur njohje me tre personat përfshirë në këtë konflikt.

Dyshimet janë se prishja e ndonjë pazari droge në kohët e kaluara, mund të ketë sjellë këtë përplasje, ndaj dhe Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi, vendosën të ekzekutojnë të njohurin e tyre, Ulqinaku./albeu.com