Macron reagon nga Tirana për sulmin në Bruksel: Europa është e tronditur

Nga Tirana, presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar për sulmin në Belgjikë, ku u vranë dy persona.

Macron e ka cilësuar si sum terrorist, ndërsa ngriti alarmin se “Evropa është e tronditur”.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/866789218399821

“Para disa minutash Brukseli u godit nga një atentat terrorist islamik që i mori jetën dy suedezëve. Evropa jonë është e tronditur dhe ne jemi këtu duke e përmendur bashkë dhe kjo tregon evidencën e asaj që ju jeni, evropian me zemër, me gjuhë me kulturë për të ardhmen”, tha Macron.

Kujtojmë se të premten e shkuar në një shkollë në veri të Francës, si pasojë e një sulmi, u vra një mësues dhe u plagosën dy nxënës. Po në të njëjtën shkollë ku ndodhi sulmi, sot pati një alarm për bombë dhe i gjithë institucioni arsimor u evakuua.

Franca, pas sulmit të të premtes, ka rritur shkallën e sigurisë në të gjithë vendin.


Shtuar 16.10.2023 22:27