Lumi del nga shtrati, përmbytet Librazhdi

Reshjet e shiut kanë përfshirë ditën e sotme të gjithë vendin ku në disa qytete, në të cilat ka vështirësi për të kaluar qoftë nga qytetarët edhe nga automjetet.

Edhe qyteti i Librazhdit sic shihet edhe nga pamjet e mëposhtme rrugët janë përmbytur.

Më e përfshirë nga këto reshje ka qenë kryeqyteti, ku ka pasur trafik të rënduar nga automjetet si dhe përmbytje në disa nga akset kryesore të Tiranës. Kujtojmë se lumi Lana tek “Pallati me Shigjeta” ka pësuar dalje nga shtrati i tij duke i mbushur rrugët e kryeqytetit me ujë./albeu.com

 


Shtuar 9.06.2022 17:27