Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një takim në seli me një pjesë të anëtarëve të Kryesisë, disa krerë degësh dhe një pjesë të grupit parlamentar.
Mbledhja ka nisur fill pas konferencës për shtyp që kryetari Basha dha para mediave.
Në fokus është mbledhja e Kuvendit të 18 Dhjetorit. Lulzim Basha u ka kërkuar anëtarëve të Kryesisë dhe deputetëve që këtë javë të mos jenë të angazhuar në komisionet parlamentare, por preokupimi i vetëm të jetë Kuvendi që sa më shumë delegatë të jenë të pranishëm të shtunën./albeu.com/