Lukashenko urdhëron specialistët bjellorusë të sigurojnë furnizimin me energji elektrike në termocentralin e Çernobilit

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka udhëzuar specialistët bjellorusë që të sigurojnë furnizimin me energji elektrike në termocentralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë, ka raportuar agjencia e lajmeve BelTA.

Dje, Ukraina paralajmëroi se ekzistonte rreziku i një rrjedhje rrezatimi në Çernobil pas ndërprerjes së energjisë elektrike, por mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së nuk pa “asnjë ndikim kritik në siguri”.

Rusia akuzoi forcat ukrainase se sulmuan linjat e energjisë dhe një nënstacion që ushqente termocentralin.


Shtuar 10.03.2022 10:05