Luizi dhe Qetsori “ulin armët” dhe krijojnë aleancë me njëri-tjetrin: Nuk duhet të biem në sy (VIDEO)

Me sa duket, mbrëmjen e djeshme Qetsori dhe Luizi i kanë dhënë fund “luftës” mes tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Ata dëgjohen duke biseduar pas spektaklit të mbrëmshëm duke lidhur aleancën, por me kushtin që nuk duhet të bien në sy te të tjerët.

Biseda:

Luizi: Po ta futa unë ty nuk fitoj gjë. Po ma fute ti mua…

Qetsori: Po nuk ta kam futur në asnjë moment unë ty.

Luizi: Po flas haptas si burri me burrë. Ama nuk duhet të biem në sy te të tjerët, as te Kiara. Un Kiarës nuk i flas kurrë për lojë.

Qetsori: Atëherë unë me Kiarën nuk do përzihem fare.

Luizi: Fare, ia them unë asaj dhe nuk merret me ty.

Qetsori: Porosite ti…atëherë unë jam në terren me çunat.

Luizi: Po se duhet t’i nxjerrim ata të dy se s’ka rrugë tjetër. Edhe Bledi. Me Ronaldon kujdes se i ka vdek baba.

Qetsori: Po nuk e prekim dot.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)


Shtuar 2.04.2023 13:28