Valeshenti surprizon Dojnën, moderatorja habit me reagimin: Mos e bëftë gjumin rehat

Dojna Mema po bëhet gjithmonë e më e lezetshme me ‘caption’ (përshkrimet) nëpër fotot e fundit që ka publikuar. Këtë herë, nga jugu, ku po pushon prej ca ditësh ndau me të gjithë dy foto të bukura me lule në dorë.

Lule që siç duket ja ka dhënë Vlashenti, por Dojnës ky veprim i ka ngritur ca pikëpyetje. “Kur ai të sjell lule pa arsye dhe ti mendon me vete: Çfarë gabimi ka bërë që mos e bëftë gjumin rehat?! Sa goca kam si vetja”, shkruan ajo.


Shtuar 19.05.2021 11:02