Lufta, Zonja e Parë e Ukrainës jep mesazhin prekës: Djali im 9-vjeçar dëshiron të bëhet ushtar (VIDEO)

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelensky, ka dhënë një mesazh prekës, teksa vendi i saj ndodhet në kulmin e luftës me agresorin rus, teksa ka thënë se lufta e ka inkurajuar djalin e saj 9-vjeçar që të bëhet ushtar kur të rritet.

Në një intervistë për NBC, Zelensky tha se djali i saj tani mendon vetëm për artet marciale dhe si të përdorë një pushkë.

“Shpresoj që djali im ta rikthejë fëmijërinë. Para luftës ka shkuar në folklor, ka luajtur piano, ka mësuar anglisht… Pas pushtimit, ai padyshim që dëshiron të jetë ushtar”, tha bashkëshortja e Volodymyr Zelenskyt.

Zonja e Parë dhe presidenti kanë dy fëmijë – një djalë nëntë vjeçar dhe një vajzë 18-vjeçare. Gjatë vizitës së saj, Zelensky foli edhe për problemet e fëmijëve dhe prindërve të tjerë në Ukrainë. Gjatë fjalimit 15-minutësh në Kongresin Amerikan, ajo tregoi foto dhe video të fëmijëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas.

Gjatë vizitës së saj në SHBA, Zelensky u takua me presidentin amerikan, Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden, si dhe me Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken./albeu.com