LUFTA/ Netanyahu paralajmëron ofensivë të tmerrshme: Hamasi do të përballet me atë që nuk është parë ndonjëherë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar një goditje të fortë dhe të tmerrshme ndaj forcave të Hamas, e cila sipas tij do të ndryshojë Lindjen e mesme.

Gjatë një takimi me kryetarët e qyteteve kufitare, që u goditën nga sulmi i forcave palestineze të hamas ditën e shtunë, netanyahu paralajmëroi një ofensivë të tmerrshme ndaj kundërshtarit, e cila sipas tij nuk ëhstë parë ndonjëherë.

Të lidhura

None found

“E di që keni kaluar gjëra të tmerrshme dhe të vështira. Ajo që do të kalojë Hamasi do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme! Tashmë jemi në mes të fushatës dhe sapo e kemi nisur. Udhëheqja juaj është shumë e fortë në këto ditë të vështira, do të duhet kohë dhe kërkohet një qëndrim i fortë në ditët e vështira në vazhdim. Shteti do të kthejë çdo gur për t’ju ndihmuar të gjithëve. Ai po ju kërkon të qëndroni të fortë sepse ne do të ndryshojmë Lindjen e Mesme. Ju përqafoj ju dhe banorët, jemi të gjithë bashkë dhe do t’i mposhtim me forcë, me shumë forcë”, është shprehur Netanyahu.


Shtuar 9.10.2023 16:55