Ndërsa lufta Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 7 të sulmeve ruse, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë këtë mëngjes se beson se pothuajse 6,000 trupa ruse janë vrarë nga ushtria ukrainase në gjashtë ditët e para të luftës.
Megjithatë Rusia nuk ka konfirmuar ende humbjen e ushtarëve rusë.
Në vijim të njoftimit, presidenti ukrainas këmbënguli se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë me “bomba, goditje dhe raketa”, të cilat kanë sulmuar qytetet e Ukrainës ditët e fundit, shkruan skyneës.
Zelensky pohoi gjithashtu se Moska “synon të fshijë historinë tonë” pasi memoriali i Holokaustit “Babyn Yar” në Kiev u godit nga një raketë ruse të martën.