Lufta në Ukrainë do të ndryshojë këndvështrimin se si Kina e sheh botën

The Economist

Ukraina po zgjohet çdo ditë nga sulme të reja, me bombardimet që jehojnë si bubullima në vend. Kharkvi, viktimë e dy javësh bombardimesh është shkatërruar. Gjithashtu një pjesë e Mariupol është rrënuar tërësisht.

Por është shumë herët për të ditur nëse nga kjo luftë do të ketë një fitues. Por, në anën tjetër të planetit, superfuqia në zhvillim e botës po peshon opsionet e saj. Disa argumentojnë se Kina do të ruajë marrëdhëniet e ngushta me Rusinë edhe pas luftës, për të krijuar një bosht autokracie, raporton abcnews.al

Të tjerë thonë se Amerika mund ta detyrojë Kinën që të shkëputet nga Rusia, duke izoluar Vladimir Putin, presidentin e saj. Por asnjë nga skenarët nuk ka të ngjarë të ndodhë. Forcimi i marrëdhënieve me Rusinë do të udhëhiqet nga interesi vetjak, pasi Kina po shfrytëzon luftën në Ukrainë për të përshpejtuar atë që e sheh si rënie të pashmangshme të Amerikës.

Fokusi në çdo kohë është ëndrra e saj për të krijuar një alternativë ndaj rendit botëror perëndimor, liberal. Si presidenti i Kinës, Xi Jinping, ashtu edhe Putin duan të ndajnë botën në disa sfera të ndikimit të udhëhequra nga disa vende të mëdha. Kina do të udhëhiqte Azinë Lindore, Rusia do të kishte një veto mbi sigurinë europiane dhe Amerika do të detyrohej të tërhiqej.

Ky rend alternativ nuk do të shfaqte vlera universale apo të drejta të njeriut, të cilat Xi dhe Putin i shohin si një mashtrim për të justifikuar përmbysjen perëndimore të regjimeve të tyre. Ata duket se mendojnë se ide të tilla do të jenë relike të një sistemi liberal që është racist dhe i paqëndrueshëm, i zëvendësuar nga hierarkitë.

Xi dëshiron që pushtimi rus i Ukrainës të tregojë paaftësinë e Perëndimit. Nëse dështon vendosja e sanksioneve të Perëndimit, Kina nuk ka pse të frikësohet, por nëse dështon lufta e Putinit , diçka e tillë do të trondiste Kinën.

Do të turpëronte Xi, ndërkohë që ai po përpiqet të fitojë mandatin e tretë të partisë komuniste. Megjithatë, për të gjitha këto, mbështetja kineze ka kufijtë e saj. Tregu rus është i vogël. Bankat dhe kompanitë kineze nuk duan të rrezikojnë të humbasin një biznes shumë më të vlefshëm në vende të tjera duke shpërfillur sanksionet.

Një Rusi e dobët i përshtatet Kinës sepse nuk do të kishte zgjidhje tjetër veçse të ishte e durueshme. Putin do të kishte më shumë gjasa t’i jepte Xi-t akses në portet ruse veriore, për të akomoduar interesat në rritje të Kinës, të themi, në Azinë Qendrore dhe për ta furnizuar atë me naftë dhe gaz të lirë dhe teknologji ushtarake, duke përfshirë ndoshta planet për armë të avancuara bërthamore.

Zyrtarët kinezë u kanë thënë me mirëbesim diplomatëve të huaj se uniteti perëndimor mbi Rusinë do të përçahet ndërsa vazhdon lufta dhe ndërsa kostot për perëndimorët vazhdojnë të rriten.

Kina tashmë po përpiqet të përçajë Europën dhe Amerikën, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara nuk po mbështesin aleatët e tyre, por po i detyrojnë europianët të paguajnë faturat e larta të energjisë dhe barrën e pritjes së mbi 3 milionë refugjatëve ukrainas.

Qasja e Kinës ndaj luftës Rusi-Ukrainë lind nga bindja e Xi se gara e madhe në shekullin e 21-të do të jetë midis Kinës dhe Amerikës –duke thënë se Kina është e destinuar të fitojë. Për Kinën, ajo që po ndodh në qytetet e Ukrainës është një përplasje në këtë garë. Nga kjo rrjedh se suksesi i Perëndimit do të ndihmojë në përcaktimin e pikëpamjes së Kinës për botën dhe se si do të veprojë më vonë me Xi.

Detyra e parë është që NATO të sfidojë parashikimet kineze duke bashkëpunuar së bashku. Bisedimet e paqes mund të çojnë në armëpushime që sdo të zgjasin. Supozoni se dimri po afron dhe çmimet e energjisë do të vazhdojnë të rriten. Shembulli i Ukrainës në fillim të luftës frymëzoi të gjithë Europën, kështu që mund të vijë koha kur liderët politikë do të duhet të gjejnë vendosmërinë brenda vetes.

Vullneti mund të lidhet me reformën. Pasi kanë mbrojtur demokracinë, vendet perëndimore duhet ta përforcojnë atë. Gjermania ka vendosur të përballet me Rusinë. Bashkimi Europian do t’i duhet të korruptojë simpatizantët e Rusisë, duke përfshirë Italinë dhe Hungarinë. Në Azi, Amerika mund të bashkëpunojë me aleatët e saj për të rritur mbrojtjen dhe për tu përgatitur për situata të paparashikuara, shumë prej të cilave do të përfshijnë Kinën.

Dhe nuk do të jetë befasi që Kina të pushtojë Tajvanin. Dhe Perëndimi duhet të shfrytëzojë dallimin midis Kinës dhe Rusisë. Tre dekada më parë, dy ekonomitë e tyre kishin të njëjtën madhësi; tani ekonomia e Kinës është dhjetë herë më e madhe se e Rusisë.

Me gjithë zhgënjimin e Xi, Kina ka lulëzuar. Xi dëshiron të rishikojë rregullat për t’i shërbyer më mirë interesave të tij, por ai nuk është si Putin, i cili nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ushtruar ndikimin rus përveç kërcënimeve përçarëse dhe armëve.

Rusia nën udhëheqjen e Putinit është një vend i pabesë. Duke pasur parasysh lidhjet e saj ekonomike me Amerikën dhe Europën, Kina ka një interes në stabilitetin e vendit.

Në vend që ta shtyjë Kinën “jashtë familjes së kombeve, për të ushqyer fantazitë e saj, për të shtuar urrejtjen dhe për të kërcënuar fqinjët e saj” – siç shkroi Richard Nixon vite përpara udhëtimit të tij të famshëm në Pekin pesë dekada më parë, Amerika dhe aleatët e saj duhet të tregojnë se ata e shohin ndryshe rritjen e superfuqisë.

Qëllimi duhet të jetë të bindim Xi se Perëndimi dhe Kina mund të lulëzojnë duke bashkëpunuar aty ku ekziston mundësia dhe të ndryshojnë aty ku nuk ka mundësi për përparim. Kjo na ndihmon të kuptojmë se deri në çfarë pike kërcënohet siguria kombëtare, raporton abcnews.al

A mundet Kina të ndërmarrë këtë qasje duke ndihmuar që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt?

Mjerisht, duke përjashtuar përdorimin rus të armëve kimike ose bërthamore, diçka e tillë duket e pamundur, pasi Kina e sheh Rusinë si një partner në ndryshimin e rendit botëror liberal. Kërkesa e diplomatëve do të ndikojë në llogaritë e Kinës më pak sesa vendosmëria perëndimore për ta detyruar Putinin të paguajë për krimet e tij.


Shtuar 21.03.2022 12:51