Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugët e Athinës ka tronditur jo pak opinionin e shtetit fqinj.
Mediat greke vazhdojnë të publikojnë pamje të reja të “luftës” që shkaktoi 3 viktima dhe 3 të plagosur, mes të plagosurve edhe 2 efektivë policie.
Video e publikuar së fundmi është realizuar nga banorët e pallatit pranë rrugës ku ndodhi përplasje me armë. Në video dëgjohn fëmijë duke qarë dhe prindër të shqetësuar.
Ndërkohë që prej disa orësh janë publikuar edhe disa dëshmi të disa prej banorëve që u shprehën se fillimisht menduan që kishin të bënin me shpërthime të fishekzjarreve.
Disa thonë se ka grabitur një dyqan dhe teksa po kalonin policët, hapi zjarr ndaj tyre”, thotë një dëshmitar okular./albeu.com