Lufta me koronavirusin: Nis sot vaksinimi i gazetarëve, nga nesër fillon dhe kjo kategori

Ministrja e Shëndetësisë ka njoftuar se nga dita e nesërme, do të nisë vaksinimi i efektivëve të policisë, ndërsa sot në darkë do të vaksinohen të gjithë gazetarët e terrenit, sipas një plani të kombinuar.

Sipas ministres, vaksinimi i efektivëve do nisë nga Tirana, e më pas do shtrihet në gjithë vendin.

“Nisin nga nesër vaksinimin e efektivëve te policisë në Tiranë pastaj në gjithë Shqipërinë e  gjithashtu të gazetarëve të terrenit.

Po ndjekim planin e vaksinimit të kombinaur, grupet e riskut, personat në shërbimet kritike janë edhe këto dy kategori që nisin nga nesër për policët e nga sot në drekë me gazetarët dhe operatorët e terrenit e pastaj me të moshuarit sipas planit të vaksinimit”, tha ministrja Manastirliu.


Shtuar 2.04.2021 13:14