Shqipëria dhe Spanja kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një grupi të përbashkët, për të luftuar krimin e organizuar me instrumente të inteligjencës policore dhe të hetimit.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/592836245582922
“Kryeministria – Marrëveshje dypalëshe për krijimin e një grupi të përbashkët hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar duke përdorur instrumentet e inteligjencës policore dhe hetimit që të dy vendet vlerësojnë të përshtatshme”, shkruan Rama në Facebook.
Kujtojmë se marrëveshja është nënshkruan në Kryeministri, aty ku Rama po zhvillon një takim me homologun e tij spanjoll, Pedro Sanchez, me të cili në orën 11:00 do të dalin në një konferencë për shtyp/albeu.com