“Lufta e yjeve”, Rama e ftoi në podcastin e tij, Berisha hap të vetin: Uroj të gjejë kurajo të përballet me mua

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeminsitri Sali Berisha tashmë i kanë shpallur luftë të hapur njëri-tjetrit në çdo front, duke nisur nga përditshmëria politike e deri tek klikimet dhe fansat në rrjetet sociale.

Si Rama ashtu edhe Berisha tashmë do të jenë prezentë edhe më shumë në rrjetet sociale, jo vetëm me postime apo video-live nga fjalimet e tyre në aktivitet e përitshme, por do të kenë edhe podcaste, ku secili prej tyre në faqet personale do të zhvillojnë biseda të hapura me qytetarë dhe personazhe të tjerë të politikës.

Ishte fillimish kryeministri Edi Rama i cili lajmëroi fillimin e një podcast-i ku theksoi se “të ftuar’ të tij do të jenë personazhe të politikës por jo vetëm, madje ftoi të bëhej pjesë edhe kundërshtari i “përjetshëm” politik Sali Berisha.

Ndërkohë që vetëm disa orë më pas edhe ish-kryeminsitri Sali Berisha njoftoi se do të zhvillojë edhe ai një podcast të cilin do ia dedikojë të gjithin qytetarëve.

Tashmë shqiptarët përveç dy politikanëve rrace që janë mësuar të shohin përgjatë këtyre 3 dekadave, do të shohin Ramën dhe Berishën edhe në rolin e moderatorëve, ,betet për tu parë se kush do të “thithë” më shumë shikueshmëri.


Shtuar 3.04.2023 18:14