Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit arriti të siguronte 6 mandate në qarkun e Elbasanit.
Lufta mes demokratëve duket se është mjaft e nxehtë ndërkohë që votat vazhdojnë numërimin, madje një kandidat është në prag të thyerjes së herësit.
Bëhet fjalë për Luçiano Boçin, i 7 në listën e demokratëve në këtë qark, i cili ka arrtitur të rrëmbejë 9277 vota, nga 9646 që është herësi në këtë qark për PD.
Renditja e listës ndërkohë është si më poshtë:
-Gazment Bardhi
-Flutura Açka
-Lefter Kostenja
-Dashnor Sula
-Eugen Isai
-Zheni Gjergji
-Luçiano Boçi