Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 40 vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në mënyrë makabre.
Bëhet fjalë për Bardhi Ibrahimaj, i cili vdiq dy ditë më parë në Itali si pasojë e një aksidenti në punë. Ai nuk ka pasur kohë t’i shpëtojë peshës mbytëse që i ka rënë dhe është varrosur i gjallë në gërmimin ku po punonte.
Kur ndihma arriti tek ai, duke e çliruar nga toka, nuk kishte më asgjë për të bërë. Aksidenti ka ndodhur dje në orën 16.20 në një kantier rruge në lokalitetin Gironico, përgjatë via Giacomo Leopardi, në rrugën numër 35, ku po punohet për ndërtimin e një lidhjeje kanalizimesh.
Brahimaj, punonjës i Comedil Mangino të Olgiate Comasco, po punonte brenda gropës kur masivi i tokës u shkëput, rrëshqiti drejt tij dhe nuk la rrugëdalje.
Mediat raportojnë se punëtorët po bënin një gërmim në kërkim të një tubacioni. Duke mos e gjetur, gërmimi vazhdoi përtej thellësisë së pritshme. Por sapo po përfundonte ndërhyrja, brenda gropës ra një lopatë…
Bardhi Brahimaj ishte jashtë dhe hyri në gropë për ta marrë. Por papritur muret u shembën, duke e varrosur dhe duke e vrarë shqiptarin në çast. Dy punëtorë dhe një kalimtar e kuptuan se çfarë po ndodhte dhe u përpoqën ta paralajmëronin, por ishte tepër vonë. Shqiptari kishte humbur jetën.