Lokali i tij u bë vendngjarje e masakrës me një viktimë e 5 të plagosur, nga apartamentet te bizneset, pasuritë që i ishin sekuestruar Fatjon Muratajt

Një tjetër masakër tronditi vendin mbrëmjen e djeshme, kur në një lokal në zonën e “Don Boskos”, ku mbeti e vrarë 58-vjeçarja Mimoza Paja dhe u plagosën 5 të tjetër, mes tyre dhe mbesa e saj 10-vjeçare.

Lokali ku ndodhi ngjarja ishte në pronësi të Fatjon Muratit dhe shënjestër e atentatit dyshohet se ishte Sahit Murati, xhaxhai i të parit.

Fatjon Murati është një emër i njohur për drejtësinë, teksa për të ishte vëndosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Megjithatë, pas ngjarjes së djeshme Murati nuk ishte në shtëpi dhe policia e rishpalli në kërkim.

Ai është i njohur për lidhjet e tij me një tjetër emër të botës së krimit, Endrit Dokle dhe fillimisht u arrestua teksa ishte me të në makinë.

Emri i Muratajt del në dritë edhe te masakra e Fushë-Krujës, u vranë Dikler Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, ky i fundit djali i xhaxhait të Ervis Martinajt.

Ndërkohë, disa muaj më parë pasuritë e Muratajt dhe familjarëve, të dyshuara se janë bërë përmes veprimtarive kriminale, u sekuestruan.

Pasuritë e sekuestruara

– Pasuria nr. 4/40/ND+1-2, ZK. 8330, sip ndërtimi 120 m2.
– Pasuria nr. 9/73-N7, ZK 8310, rrg “Lord Bajron, njësi shërbimi (dyqan) sip 40 m2.
– Pasuria nr.215/189+3-N14, ZK 3866, rrg “Shaban Matraku”, apartament sip 90.30 m2.
– Pasuria nr.4/40/ND+1-1, Zk 8330, një ndërtesë 7+1-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 317m2.
– Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L71814001H, hapur me datë 14.06.2017, me fushë veprimtarie, tregti me pakicë të artikujve të imët ushqimor;
– Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L81619013E, me veprimtari Bar –Kafe; dhe
– Aktiviteti tregtar rregjistruar si person fizik me objekt veprimtarie, lavazh makinash, në emer të shtetasit Y. M

AlbEu.com