Lojtari i Man City përleshet me grabitësit (FOTO LAJM)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku lojtari i Manchester City është përleshur me disa grabitës.

Bëhet fjalë për anësorin portugez, Jao Cancelo. Ylli i klubit anglez ka postuar një foto në rrjetin e tij social Instagram një foto ku fytyra e tij është e gjakosur dhe me plagë.

Sipas “The Sun”, Jao Cancelo ka qënë me nusen e tij dhe vajzën kur katër persona i kanë sulmuar. Cancelo i ka dalë në mbrojtje familjes së tij duke u përleshur me personat të cilët janë duke u identifikuar nga policia.

“Fatkeqësisht sot jam sulmuar nga katër frikacakë ku më lënduan mua dhe tentuan të lëndonin dhe familjen time gjithashtu.

Kur reziston ndaj një gjëje të tillë ja çfarë ndodh.

Ata arritën të merrnin të gjitha bizhuteritë tona dhe u larguan duke më shkaktuar plagë në fytyrë.

Nuk e di se si ka ende njerëz me një poshtërsi të tillë.

Gjeëja më e rëndësishme për mua është familja dhe për fat ato janë mirë.

Pas gjithë këtyre pengesave në jetën time, kjo është një më shumë dhe unë do e kapërcej atë.

I fortë si gjithmonë”, kështu është shprehur në postimin e tij Jao Cancelo./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.12.2021 08:05