Liz Truss është zgjedhur kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar.
Truss zhvilloi një garë të fortë me Rishi Sunak, ndërsa sot Liz Truss u shpall gjithashtu liderja e re e konservatorëve.
Truss po trashëgon një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve.
Truss kishte deklaruar se nëse do të zgjidhej në krye të qeverisë do të ndihmonte qytetarët të përballeshin me rritjen e çmimeve të faturat e energjisë.
Ish-ministrja e jashtme po ashtu u zotua se do të ulë taksat në mënyrë që qytetarët të kenë me pak detyrime ndaj shtetit për të paguar./albeu.com/