E gjithë Europa kthen sytë sot nga Nioni, ku UEFA hedh shortin e Ligës së Kombeve për edicionin 2022-2023. Një edicion ku pritet të ketë surpriza e ku padyshim për tifozët shqiptarë e rëndësishme është pjesëmarrja e Shqipërisë në Ligën B.
Kuqezinjtë siguruan këtë të drejtë duke dominuar grupin e Ligës C në edicionin e kaluar e tashmë do të kenë përballë kundërshtarë edhe më të fortë. UEFA hedh shortin në orën 18 për të zbuluar se cilat do të jenë përballjet e këtij aktiviteti, që mund të garantojë nëpërmjet një formulë që nuk është detajuar ende, edhe pjesëmarrjen në play-off të Euro 2024.
Liga e Kombeve – Liga A
Vazo 1 : Francë, Spanjë, ITALI, Belgjikë.
Vazo 2 : Portugali, Holandë, Danimarkë, Gjermani.
Vazo 3 : Angli, Poloni, Zvicër, Kroaci.
Vazo: Uells, Austri, Republika Çeke, Hungari.
VAZOT LIGA A
VAZOT LIGA B
VAZOT LIGA C
VAZOT LIGA D