LIVE/ Po zbret nga Mali i Zi, reshje të dendura dhe rrufe gjatë orëve në vijim

Vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu gjatë orëve në vijim. Siç kishte raportuar AlbEu, reshjet e dendura do të nisin fillimisht në zonën e Shkodrës dhe Lezhës dhe më pas do të shtrihen thuajse në të gjithë territorin e vendit gjatë natës.

Në fakt, masat ajrore të mbushura me shi janë formuar tashmë në Adriatikun verior dhe shkarkojnë sasi të mëdha reshjes në Malin e Zi në këto momente, por do të zbresin edhe në territorin tonë gjatë orëve në vijim.

Ndiqeni MOTIN këtu

Dita e nesërme do të jetë e kthjellët kryesisht, ndërsa të enjten do të kemi sërish shtim të reve dhe reshje të lehta. /albeu.com

 


Shtuar 31.10.2023 15:36