“Duan të shohin rrëmuja” Julia flet hapur: Nëse Egla Ceno fiton, populli shqiptar meriton vuajtjet që ka!

Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Julia Ilirjani për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Të lidhura

None found

Çfarë mendon ajo për Eglën si lojtare?

“Nëse ajo ka dalë me zarf të zi, nuk është më lojtare”, shprehet Julia.

Po për faktin se ajo doli si e preferuara e publikut gjatë një televotimi të hapur?

“Po e votuan, por nuk do të thotë se është e preferuar. Duan të shohin rrëmuja. Se nuk po e zgjedhin për fituese. Po e zgjedhin për të parë çudira”, tha ish-banorja.

E pyetur nga Eni Shehu se mbase çmimi i madh mund të shkojë për një çudi si Egla, ajo u shpreh:

“Epo mirë pra. Në qoftë se po këmbëngulni kaq shumë dhe po pyesni për njeriun me zarf të zi po ju them që në qoftë se Egla fiton edicionin e Big Brother VIP 3, atëherë populli shqiptar me fatkeqësi dhe me dhimbje meritonka të gjitha vuajtjet që ka se i dashka”, tha Julia Ilirjani.


Shtuar 7.05.2024 22:28