LIVE/ Seancë në Kuvend, protestë jashtë dyerve të tij, Berisha: Betejë për mbrojtjen e Kushtetutës

Ka nisur me tensione seanca e sotme parlamentare.

Deputetët e përjashtuar demokratë  kanë tentuar të hyjnë në ambjentet e Kuvendit, për të marrë pjesë në seancë plenare.

Nga ana tjetër, 6 deputetët e përjashtuar Metaliaj, Bardeli, Bylukbashi, Spaho, Hoti dhe Koti kanë bërë kërkesë për anulimin e përjashtimeve.

Pritet të mblidhet Byroja e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën para seancës.

Në shkresë, 6 demokratët e perjashtuar e konsiderojnë vendimin antikushtetues dhe një akt të rëndë ndaj parlamentarizmit në Shqipëri.

12:25- “PS-ja u kthye në orgji”, Berisha: Nëse Enver Hoxha do të ngrihej nga varri, do ta shpallte Ramën hero kombëtar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për mediet menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës para Kuvendit.

Ai tha se protestat e opozitës do të vazhdojnë deri sa Rama të largohet nga posti i kryeministrit.

Përfshirja e Ramës në dosjen McGonigal është akti më anti-amerikan që kryeministri ka bërë deri më tani, sipas Berishës.

Berisha tha se nëse Enver Hoxha do të ishte gjallë do ta shpallte Ramën hero kombëtar

Berisha: Protetsta vashdojnë deri në largimin e Ramës. Rama beri aktin e tij më anti-ametrikan. Po të ngrihej nga varri Hoxha do ta shpallte Ramën hero kombëtar. Rama I bëri thikë pas shpine partnerit tonë strategjik. PS u kthye në orgi, forcë anti-perëndimore.

12:07- “Bjeri Albana se i bie bukur”, Spiropali-Vokshit: Të mungon Mondi!

Kuvendi i Shqipërisë së fundmi është kthyer në një “Arenë lufte” mes opozitës dhe mazhorancës.

Shkak janë bërë përjashtimet e deputetëve demokratë nga Parlamenti me kërkesë të Partisë Socialiste.

Ditën e sotme teksa ministrja Elisa Spiropali po fliste për Projektligjin “Për përfundimin e procesit te privatizimit te objekteve te ish- ndërmarrjeve bujqësore”, deputetët e opozitës filluan tu binin tavolinave.

Spiropali iu drejtua Vokshit duke i thënë që të vazhdojë t’’i bjerë tavolinës, por i mungon Spaho, i cili është në mesin e deputetëve të përjashtuar për shkak se në seancën e fundit parlamentare i ra bilbilit.

Spiropali: Bjeri Albana se i bie bukur, por të mungon Mondi s’ke çbën.

Kujtojmë se Byroja e Kuvendit rrëzoi kërkesën e gjashtë deputetëve të PD-së dhe la në fuqi përjashtimet.

Ata depozituan kërkesë për anulimin e përjashtimeve.

Gjashtë deputetët e përjashtuar janë Lindita Metaliaj e përjashtuar me 5 ditë, Greta Bardeli 3 ditë, Edmond Spaho 10 ditë, Oerd Bylykbashi 10 ditë, Elda Hoti 10 ditë dhe Sorina Koti 10 ditë.

Më 16 shkurt, Byroja e Kuvendit mban në fuqi vendimin e Sekretariatit të Etikës për të përjashtuar për 10 ditë nga punimet Sali Berishën dhe Flamur Nokën, si dhe për 5 ditë Edi Palokën dhe Belind Këlliçin.

12:07- Berisha: Vrasësit e kenianes 22-vjeçare fshihen në qeveri

Sali Berisha ka hedhur sërish akuza të rënda në drejtim të eksponentëve kryesorë të mazhorancës. Ai thotë se vrasësit e kenianes 22-vjeçare Joy Ayoko fshihen në qeveri dhe këtë e justifikon me akuza të tjera për Taulant Ballën.

“Në qeveri fshihen vrasësit e Kenianes. Ndonjëri që çuditet i them që të shikojnë pak atë kriminelin Taulant Balla. E kam denoncuar 10 herë. Vendi i tij është në burg si trafikant femrash. Prandaj ata e fshehin historinë Xhoit. Ai është denoncuar nga diplomatë të huaj se ka nxjerrë viza për prostituta moldave për të ardhur në Shqipëri. Fatos Nano në vend ta çojnë në prokurori e bëri këshilltar. Ai është denoncuar se ka porositur vrasje”, tha Berisha

12:04- “Për 3 minuta jemi brenda në parlament”, Berisha: Po vendosëm, jemi në sallë!

Kryedemokrati Sali Berisha ka thënë në protestë se për pak minuta ata do të hyjnë në sallën e Kuvendit.

Ai theksoi se nëse opozita e vendos këtë gjë, atëherë nuk ka pengesë që i ndalon të futen në sallë.

Berisha paralajmëroi se 3 marsi do të jetë dita për fitoren e madhe dhe bëri thirrje për të vazhduar betejën.

“Sot Taulant Balla njoftoi vendimin që do japë gjykata me datë 3, unë i them meqenëse ti je i pari që njoftove vendimin, të betohem para këtyre burrave, se ti dhe Edi Rama do bëheni përgjegjës personal për çdo akt armiqësor ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.

Kudo që të fshihesh, në çdo vrimë miu, do të kapim dhe do të çojmë te Gentian Sharra. Për këtë Edi Rama dhe ti do jeni përgjegjës personalë.
Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon!
3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin. 3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë. Në çdo rast, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë”, tha Berisha.

11:54- “Të mbajmë një minutë heshtje për Spahon”, deputeteja e PD kërkon përjashtimin e Spiropalit nga seanca

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka kërkuar përjashtimin nga seanca të ministres Elisa Spiropali.

Kërkesa erdhi pasi Spiropali ironizoi përjashtimin e deputetëve të PD-së nga Kuvendi dhe konkretisht të deputetit Edmond Spaho.

Ajo kërkoi të mbanin një minutë heshtje për Spahon  referuar përjashtimit të tij për 20 ditë nga punimet e Kuvendit.

“Së pari një 1 minutë heshtje për Edmond Spahon, që ra në fushë betejën, respekt për veprën e tij, i palodhur, dhe keqardhje që tradhëgimia e tij e bilbilfryerjes. Ai ishte padiskutim më i guximshëm dhe me më shumë vlerë sesa ju së bashku. Do jetë gjithmonë në zemrat tona, kur do ta kemi sërish këtu bashku me ju për revolucionin e radhës. Pasi të mbarojnë 20 ditët…”, tha Spiropali

11:47- Protesta para Kuvendit, Berisha: Rama ndan paratë me oligrakët, me qytetarët thërrimet

“Rama është një hajdut që mjeron çdo ditë shqiptarët”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën që po zhvillon opozita para Kuvendit.

Berisha tha se kryeministri krijoi bordin në mesin e krizës së çmimeve, duke vjedhur nga rritja e çmimeve 520 mln euro.

Më tej ai iu referua skandalit McGonogal, duke thënë se Rama 10 mijë dollar për një darkë me McGonigal.

Berisha: Rama është një hajdut që po mjeron çdo ditë shqiptarët. Rama ndan paratë me oligrakët, ndërsa për qytetarët thërrimet. Ai krijoi një bord në kulmet e krizës, mori nga rritja e çmimeve 520 mln euro. Po vjedh më shumë se kushdo në histori. Vodhi 10 mijë dollar për një darkë me McGonigal. Ai i ka bërë presion ministrave të firmosin për incneratorët. Antiamerikani më i madh pas Hoxhës është Edvin Kristaq Rama.

11:37- Protesta e opozitës para Kuvendit, Berisha: Kushtetuta po shkelmohet nga banditët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po mban fjalim në protestën e cila po zhvillohet para Kuvendit.

Berisha: Protesta për mbrotjen e interesave të qytetarëve. Kushtetuta po shklemohet nga banditët. Kukullat e Ramës i bllokuan të drejtën deputetët e opozitës, duke i përjashtuar. Keta na mohojnë të drejtën kushtetuese të komisioneve hetimore. Jeni zëri i vërtetë i çdo shqiptari kudo ndodhet. Dua të qartësoj se kjo është betejë për mbrojtjen e Kushtetutës, e cila shkelmohet nga banditët, porositës të vrasjeve, nga padronë të klaneve të drogës, të krimit. 28 burra dhe gra të votuar nga zgjedhësit shqiptarë gjykojnë se duhet të hetojnë, duhet të sjellin para zgjedhësve të tyre të vërtetën mbi këtë çështje kurse trafikantë dhe kukulla pa asnjë dinjitet njerëzor të Edi Ramës bllokojnë këtë të drejtë të deputetëve të opozitës vendosën hetimin e udhëtimeve të Edi Ramës në të cilat ka shpenzuar me avionin e tij me dhomë gjumi luksoze dhe me 22 rroga nga më të majmet të personelit ka shpenzuar mbi 22 milionë euro në 137 fluturime. Presidenti i SHBA kishte realizuar gjithsej me AirForce1 40 fluturime, pra njeriu që ka përgjegjësinë e botës kishte parë të nevojshme 40 udhëtime kurse Edi Rama, 137 fluturime me avion në dispozicion të gjithë taksat tuaja, e gjithë mundi juaj kurse fëmijët largohen e vetëm largohen nga ky vend.

11:29- Protesta e opozitës, Meta: Ramën e tmerron e vërteta dhe firmat që ka hedhur

Ilir Meta i është bashkuar sot protestës së thirrur nga Sali Berisha. Gjatë fjalës së tin në protestë, Meta tha se qeveria ka për synim t’i bëjë vendit vetëm dëme.

Sipas Metës, Rama frikësohet nga e vërteta dhe firmat që ka hedhur.

Meta: Ky sekt bastardësh vetëm dëme i ka bërë vendit. Mos u fabisni kur të japë urdhra që mos mbetet asnjë deputet I opozitës në protetsë. Dhe një deputet i vetëm i PD-së e tmerron Ramën. Ramën e tmerron e vërteta dhe firmat që ka hedhur. Nuk krahasohemi dot as me Kosovën.

Për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Shqipëria po vuan nga ‘kartonokracia’, duke iu referuar dhunës së opozitës së kartonëve nga mazhoranca në Kuvend sipas tij.

“Ai është në një gjendje shumë të rëndë por edhe sepse e ka shuar edhe atë Parti Socialiste që ekzistonte. Shqipëria sot vuan nga kartonokracia”, tha Meta.

11:25- “Po kërkoni kauzën aty ku nuk është”, Spiropali i del në mbrojtje Ramës dhe i drejtohet opozitës: Humbja më 14 maj, çlirimi juaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin Elisa Spiropali nuk ka kursyer ironitë në fjalën e saj në Parlament. Ajo ka ironizuar veprimin e deputetit demokrat Edmon Spaho i cili në seancën e fundit parlamentare, para se të përjashtohej nga Kuvendi vendosi t’i binte bilbilit ndërkohë që deputetët e PS-së flisnin.

Spiropali: Së pari një 1 minutë heshtje për Edmond Spahon, që ra në fushë betejë, respekt për veprën e tij, i palodhur, dhe keqardhje për trashëgiminë e tij të bilbilfryerjes. Ai ishte padiskutim më i guximshëm dhe me më shumë vlerë sesa ju së bashku. Do jetë gjithmonë në zemrat tona, kur do ta kemi sërish këtu bashku me ju për revolucionin e radhës. Pasi të mbarojnë 20 ditët.

Për sa i përket kërkesës së opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen McGonigal, Spiropali tha se po kërkojnë kauzë aty ku nuk ka.

Spiropali: Në pamundësi për të gjetur një kauz ju po e kërkoni kauzën aty ku nuk është dhe nuk ka si të jetë. Ju mund të gjeni edhe një herë si akuzoë dëshpërimin tuaj. Ju në fjalët tuaja për procedurë kërkoni të mbroni SHBA nga Edi Rama dhe Shqipëria. E gjithë Shqipëria e di që ju jeni non grata. Ju jeni ndihmës, asistentë të non gratës. Të gjithë ata që e marrin fjalën nuk e marrin për procedurë por për të bllokuar këtë sallë. Kjo është vetëm një alibi për humbjen e radhës në 14 maj, por nuk e zgjidhim dot këtu. As për procedurë, as për replikë. Mund ta kuptoni vetëm në 14 maj kur të kuptoni se humbja do të jetë cclirimi juaj.

11:18- “Parlamenti kopsht zoologjik”, Açka i përgjigjet Ramës: Zgjidhni kush është pilivesa, kush mushqerra dhe kush qelbësi

Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar me ironi për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cilie ka quajtur Kuvendin një “kopsht zoologjik”

Açka tha gjatë seancës plenare se seanca nuk nis asnjëherë në kohë dhe vetë kryeministri nuk paraqitet në orarin e duhur.

Ajo bëri gjithashtu thirrje të kthehen ligjet e miratuara nga 22 dhjetori, pasi janë votuar pa praninë e një pjese të deputetëve të opozitës.

Fjala e Açkës

Meqenëse jemi në kopsht zoologjik siç na e ka përcaktuar kryetari juaj, kontrolloni kafazin tuaj njëherë dhe niseni seancën në kohë.

Pse kryeministri nuk paraqitet në kohë, sa herë e kërkon kushtetuta? Kushtetuta është me ngjyrë të kuqe, është detyrim, nuk është për të trembur demin.

Mbase për ju kryeministri është Zeus, Prometeu, për ne është kryeministri i shqiptarëve.

Meqenëse ka thënë se jemi kopësht zoologjik dhe do vijë kur të dojë ai, zgjidheni vetë kush është pilivesa, kush është mushqerra dhe kush është qelbësi në këtë Kuvend. Për vete e di që vij erë njeriu dhe do flasim si njerëz këtu. Sa për kryeministrin, i bie që të jetë hiena. Siç thotë Jonathan Franzen, edhe hiena ka integritet, por hienë është prapë.

Ju keni përjashtuar 27 deputetë nga 22 dhjetori, i keni hequr ligjeve 27 vota. Nuk e keni këtë mandat Parlamenti. Mund t’i hiqni nga seanca, por në votim t’i ftoni në sallë dhe të vijnë të votojnë. Të gjitha ligjet nga 22 dhjetori janë nul. I bëj thirrje Presidentit t’i kthejë këto ligje.

11:09- Kuvendi në seancë, opozita në protestë, Rama u mëson himnin japonezëve

Kjo e enjte nuk ka nisur ndryshe nga javët e kaluara, teksa Kuvendi mban seancë plenare dhe opozita proteston jashtë dyerve të tij.

Edhe në këtë seancë, nuk ka ndodhur ndryshe nga seancat e tjera, me përjashtim të së kaluarës, kryeministri Edi Rama ka shënuar mungesë.

Prej dy ditësh ai është në një vizitë zyrtare në Japoni, në kuadër të 42-vjetorit  të rivendosjes të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

As nga Lindja e Largët ai nuk ka pasur ndonjë koment për situatën në vend, ku ka zgjedhur emisionet televizive për të thënë disa fjalë dhe ka refuzuar vazhdimisht Kuvendin.

Pasi u tregoi rakinë japonezëve, Rama sot ka ndarë një tjetër video, ku luhet himni shqiptar në harpë.

Ndërkohë në vend, në hyrje të Kuvendit edhe sot pati përplasje mes deputetëve të përjashtuar demokratë dhe gardës.

Gjashtë deputetë të përjashtuar janë Lindita Metaliaj, e përjashtuar me 5 ditë, Greta Bardeli 3 ditë, Edmond Spaho 10 ditë, Oerd Bylykbashi 10 ditë, Elda Hoti 10 ditë dhe Sorina Koti 10 ditë. Të përjashtuar janë edhe Sali Berisha, Flamur Noka, dhe Belind Këlliçi.

Po ashtu ka nisur edhe protesta e opozitës, e cila ka paralajmëruar se do të jetë para Kuvendit në çdo seancë plenare.

10:53- “Pas Enver Hoxhës Rama është antiamerikani më i madh”, Noka: Goditi në zemër sigurinë e SHBA-së

Flamur Noka e ka cilësuar si antiamerikan kryeministrin Rama.

I përjashtuar për 10 ditë nga Parlamenti, ai foli nga protesta e organizuar jashtë ambienteve të Kuvendit. Sipas tij, “aferra Rama-McGonigal duhet hetuar deri në fund”, pasi kryeministrit Rama “ka goditur në zemër sigurinë e SHBA-së”, sipas Nokës.

Noka: Edi Rama u kap me një veprim kundër partnerit tonë strategjik. Skandali Rama-McGonigal është skandali më i madh dhe gjesti më antiamerikan  që mund të kishte bërë një qeveri. Pas Enver Hoxhës Rama është antiamerikani më i madh që ka njohur historia. Edi Rama goditi në zemër sigurinë e SHBA duke korruptuar një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së.

Nga ana tjetër, deputetja Albana Vokshi nga seanca plenare tha se kryeministri Rama e ka vendin në burg.

Vokshi: Ky parlament ka rënë, nuk mbron më interesat e popullit. Kryeministri i vendit më të varfër në Evropë korrupson një agjent të FBI.

10:46- Balla mban fjalën në Kuvend, deputetët e PD rrethojnë foltoren: Po intimidoni drejtësinë, pas datës 3 mars nuk do të jeni më kështu

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla, tha në Kuvend se mocioni me debat që opozita kërkon me Ramën do të zhvillohet më 2 mars, pasi kryeministri ndodhet në Japoni.

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla, tha në Kuvend se mocioni me debat që opozita kërkon me Ramën në lidhje me ccështjen McGonigal do të zhvillohet më 2 mars, pasi aktualisht kryeministri ndodhet në Japoni.

Balla: Kuvendi i Shqipërisë lidhur me mocionin me debat ka marrë vendim. Rama do të jetë present në datën 2 mars. Më duket qesharake të mos pranoni të zhvillohet debate në datën 2 dhe ta doni sot, duke e ditur që Rama është në Japoni. Ky do të jetë një debat i gjatë.

Sakaq gjatë kohës që Balla mbante fjalën, deputetët e Partisë Demokartike kanë rrethuar foltoren. Menjëherë është afruara edhe Grada.

Pas kësaj Balla i ështtë drejtuar Luciano Boccit me ironi.

Balla u tha deputetëve te Pd-së pas datës 3 nuk do jenë më kështu, kur Gjykata të marrë një vendim për vulën e partisë.

“Po kjo ça është? Ulu se nuk më shohin kolegët… dukeni si kustodio të foltores, me vërtetë jeni përfaqësues të foltores, por foltorja është e të gjithëve jo vetëm e juaja. Thirrja ime sot, kjo shfaqe këtu s’ka të bëj fare as me debatin McGonigal, kjo lidhjet me përpjekjen e këtyre për të intimiduar drejtësinë. Nuk mendoj se është normale që Kuvendi të zhvillojë punimet me këtë qasje. Mësoni të bëni kërkesat, që për tju drejtuar byrosë, duhet të vini me një element shtesë, ne nuk jemi aspak të kënaqur të marrim vendime për përjashtim të kolegëve, por kur shkulet mikrofoni. Un nuk arrita të komunikoj me publikun, se kanë dal ca njerëz këtu që se dinë pse kanë dalë. Pas datës 3 nuk do jeni më kështu, Gjykata do marrë një vendim, problemet e brendshme të partisë suaj mos i sillni në sallë të Kuvendit”, tha Balla. 

10:38- Përjashtimet e deputetëve të PD-së, Boçi: Dënim politik

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi foli në Kuvend për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës nga Kuvendi.
Ai tha se mos lejimi i deputetëve të mbledhjen e Byrosë është shkelje ligji.

Boçi iu drejtua drejtueses së Kuvendit, Lindita Nikolla, duke thënë se ka shkelur ligjin duke urdhëruar Gardën që të mos lejojë deputetët e përjashtuar të marrin pjesë në mbledhjen e Byrosë.

Ndërska kërkoi urgjentisht ngritjen e një komiioni hetimor për çështjen McGonigal dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në skandalin e ish-agjentit të FBI-së.

Boçi: Ushtruat forcë ushtarake. Deputetët kërkuan të jenë prezentë në mbledhjen e Byrosë. Kjo është shkelje e rëndë. Deputetët që ankimuan duhet të ishin në mmbledhje. Përjahstimet në formën e një dënimi politik.

10:31- “Nuk do ketë seanca normale në Parlament derisa…”, Bylykbashi: Përjashtimi vendim fashist

I përjashtuar nga Kuvendi, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka folur për mediet jashtë ambienteve të Parlamentit. Ai e cilëson vendim të tipit fashist përjashtimin e deputetëve demokratë nga seancat plenare.

Bylykbashi paralajmëroi se nuk do të ketë seanca normale parlamentare nëse nuk plotësohen të drejtat kushteuese të opozitës dhe shqiptarëve, siç është ngritja e një Komisioni Hetimor për çështjen McGonigal.

Bylykbashi: Një vendim i tipit fashist. Mazhoranca e Edi Ramës përjashtori deputetët të parlamentit nga pjesëmarrja në seancën plenare. Opozita nëse ka nëj rol është ai i kontrollit të qeverisë dhe këtë e bën me të gjitha instrumentet që i lejohen të kontrollojë qeverinë dhe mazhorancën. Kemi kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor, për të hetuar një skandal. Kryeministri ndërmjet korruptimit të McGonigal synoi të godiste opozitën. Kërkojmë që të hetohet në themel e gjithë afera e Ramës me McGonigal. Këtë kemi kërkuar ne dhe për këtë arsye deputetët e opozitës janë përjashtuar. Ne përfaqësojmë mbi 750 mijë njerëz. Kemi vendosur mos ketë seanca normale të parlamentit pa u garantuar kjo e drejtë kushtetuese e shqiptarëve.

Ndërkohë Byroja e Kuvendit rrëzoi kërkesën e gjashtë deputetëve të PD-së dhe la në fuqi përjashtimet.

10:25- Gjashtë deputetët e PD-së kërkuan anulim të përjashtimit, Byroja e Kuvendit rrëzon kërkesën

Byroja e Kuvendit rrëzon kërkesën e gjashtë deputetëve të PD-së dhe lë në fuqi përjashtimet.

Ata depozituan kërkesë për anulimin e përjashtimeve.

Gjashtë deputetët janë Lindita Metaliaj e përjashtuar me 5 ditë, Greta Bardeli 3 ditë, Edmond Spaho 10 ditë, Oerd Bylykbashi 10 ditë, Elda Hoti 10 ditë dhe Sorina Koti 10 ditë.

10:10- “T’ju vijë turp”/ Përplasje në hyrje të Kuvendit, deputetët e përjashtuar tentojnë të hyjnë në seancë

Deputetët e Partisë Demokratike të përjashtuar nga Kuvendi po tentojnë të hyjnë në parlament për të marrë pjesë në seancën plenare që do të zhvillohet sot.

Në hyrje të Kuvendit ka pasur përplasje mes deputetëve dhe Gardës.

Gjashtë deputetët e përjashtuar disa ditë më parë kanë bërë sot kërkesën për anulimin e përjashtimeve.

Tashmë pritet të mblidhet Byroja e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën para seancës.

Gjashtë deputetët e përjashtuar  janë Lindita Metaliaj e përjashtuar me 5 ditë, Greta Bardeli 3 ditë, Edmond Spaho 10 ditë, Oerd Bylykbashi 10 ditë, Elda Hoti 10 ditë dhe Sorina Koti 10 ditë.

Sali Berisha nuk ka shkuar ende, pasi ndodhet  në seli.

Të të vij turp, t’i the ka mbaruar Mbledhja e Byrosë. Turq që gënjeni. Turp t’ju vijë. Nuk jeni Gardë por bashibuzukë. Më kape me dorë ti, ca jam unë, kush je ti që do na fusësh një nga një. Nuk të bën përshtypje ty që nuk del asnjë nga Kuvendi se nuk ua mban?! Të lutem shumë, hape derën, se nuk kam qejf të më prekë me dorë. Mos më prek! Kë shtynë?!”, dëgjohet të thotë Spaho.

10:03- Gjashtë deputetët e PD-së kërkojnë anulim të përjashtimit nga Kuvendi

Gjashtë deputetët e përjashtuar disa ditë më parë kanë bërë kërkesën për anulimin e përjashtimeve.
Tashmë pritet të mblidhet Byroja e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën para seancës.

Gjashtë deputetët janë Lindita Metaliaj e përjashtuar me 5 ditë, Greta Bardeli 3 ditë, Edmond Spaho 10 ditë, Oerd Bylykbashi 10 ditë, Elda Hoti 10 ditë dhe Sorina Koti 10 ditë.

09:26- Protesta e opozitës para Parlamentit, 700 efektivë policie në gatishmëri, si do të vendosen Shqiponjat, FNSH dhe RENEA

Opozita ka paralajmëruar protestën e radhës ditën e sotme në orën 10:00.

Protesta do të zhvillohet jashtë ambienteve të Parlamentit. Rreth 700 efektivë policie janë në gatishmëri, ndërsa i gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu.

Mësohet se në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit. Ndërsa efektivë të Gardës janë dislokuar në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve.

Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 09:30 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.

07:34- Kuvend dhe protestë, deputetët e PD-së të përjashtuar, çfarë pritet të ndodhë sot para Parlamentit

Ditën e sotme, deputetët do të mblidhen në Kuvend për të zhvilluar seancën plenare të radhës.

Në rend dite janë parashikuar pyetje me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga deputeti Zef Hila.

Gjithashtu do të diskutohet Projektligj “Per perfundimin e procesit te privatizimit te objekteve te ish- ndermarrjeve bu j qesore.”

Në rend dite është edhe raporti vjetor i Keshillit Kombetar per Integrimin Europian per vitin 2022.

Por teksa në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare, jashtë ambienteve të Parlamentit opozita do të protestojë.

Vendimi për protestën u mor në  mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së që u zhvillua dy ditë më parë (21 shkurt).

Kujtojmë se kreu i PD-së, Sali Berisha, Flamur Noka dhe 6 deputetët të tjerë janë pezulluar nga seancat plenare.

Lindita Metalia është përjashtuar me 5 ditë, Greta Bardeli 3 ditë, Edmond Spaho 10 ditë, Oerd Bylybashi 10 ditë, Elda Hoti, 10 ditë dhe Sorina Koti, 10 ditë.

Protesta do të zhvillohet para Kuvendit në të njëjtën kohë që mbahet seanca plenare ndërkohë Këshilli Kombëtar ka vendosur që të ketë protesta të tjera para datës 3 mars, ditë kur do të mbahet dhe protesta kombëtare e thirrur nga Berisha./Albeu.com/


Shtuar 23.02.2023 12:43