LIVE/ COVID-19 në Shqipëri, Komiteti Teknik pranon alarmin: Rastet janë rritur me 5 herë!

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka nisur mbledhjen e tyre në lidhje me situatën e COVID-19 në Shqipëri.

Sipas Komitetit të Ekspertëve, Albana Fico deklaroi se masatarja javore ka shkuar së fundmi në 482 raste të rejas dhe numri total i rasteve është rritur të paktën me 5 herë.

Pjesë nga deklarata e Ficos:

Në vend ka vijuar pa ndërprerje vaksinimi. Pa dyshim kjo ka bërë që situata të jetë e kontrolluar.

Siç është vënë re edhe në vendet e tjera të botës ka patur një rritje të incidencës së infektimeve më shumë se në Shqipëri.

Përpara se të vijojmë do desha të ndaj me ju disa nga indikatorët. Mesatarja e rasteve javore ka shkuar në 482. Numri total i rasteve aktive në vend është rritur nga 5928 që çon në rritjen e incidencës javore me 5 herë se sa 2 javë më parë. Për sa i përket pozitivitetit dhe raportit meshkuj femra, ato janë në raportin 52% me 48%. Raporti i fataliteteve është 1.8 %. Grupmoshat 30-58 vjeç kanë një rritje të incidencës së infektimeve.

Qytetet me incidencën më të lartë janë Shkodra, Tirana, Vlora, Saranda dhe Malësia e Madhe. /albeu.com/

 


Shtuar 25.08.2021 10:40