Listat e PS me të dhënat, Arben Pëllumbi shpjegon rolin e patronazhistëve tek qytetarët

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi mënyrën sesi funksionojnë sondazhet e zhvilluara nga partitë në vend. Gjatë një lidhjeje live në emisionin “Opinion”,  Pëllumbi pretenfoi se lista nuk është e Partisë Socialiste pasi nuk përmbajnë të dhëna private për qytetarët.

“Në përgjithësi përpara çdo fushate elektorale, të gjitha strukturat me listën e zgjedhësve që publikohet paraprakisht, dalin në terren dhe punojnë duke identifikuar derë me derë votuesit, duke trokitur derë më derë me pyetje që lënë të kuptojnë përkatësinë politike.

Ata që dalin janë të rinj të strukturave që duke trokitur derë në derë sjellin një lloj censusi. Nuk e di çfarë është kjo pamje, por gjithsesi nuk bëhet fjaëlë për ID, por për përcaktime të preferencave të votuesve”, tha Pëllumbi.

Ndërkohë që ka shpjeguar edhe rolin e patronazhistit, detaji që ka marrë vëmendje të veçantë gjatë debateve të viteve të fundit. .

“Patonazhist është person i strukturave tona që merr përsipër duke trokitur derë më derë për të marr informacione. Ai është patronazhist i votave socialiste. Bëhet një census dhe identifikohen të gjithë qytetarët që na përgjigjen,”-shtoi ai.


Shtuar 12.04.2021 23:02