“Aktivisti”, Balluku: Mund ta aksesojë dhe Berisha, s’keni fakte që punonjësit e administratës janë të detyruar ta ndjekin

Së fundmi në Shqipëri vëmendje të shtuar ka marrë aplikacioni i famshëm “Aktivisti”, i cili është ndërtuar nga Partia Socialiste dhe ka për qëllim zyrtar promovimin e punës së ministrive si edhe ndërveprimin me aktivistët e saj.

Së fundmi, është bërë publike lista me emrat dhe pikët e përdoruesve të këtij aplikacioni ku krahas piunonjësve të bashkive apo ministrive, spikasin shumë policë, punonjës të prokurorisë dhe gjykatave apo tatimeve dhe doganave.

Zëvendëministrja Belinda Balluku pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, mohoi që punonjësit e administratës të jenë detyruar për ta shkarkuar dhe për ta përdorur.

Balluku: A keni fakte që janë të detryruar punonjësit e administratës? Nuk ka ndodhur në asnjë moment që të ketë qenë kush i detyruar për të ndjekur platformën Aktivisti. Aktivsti është një platform transparente dhe ju bëj thirrje të logoheni dhe ju. Mund të logohet dhe zoti Berisha nëse është kurioz se si funksionon platforma. Dëgjova një listë të jashtëzakonshme ku janë zbuluar edhe prokurorë dhe gjyjatës, mund ta aksesojë dhe Berisha edhe ju. Nëse një prokuror, gjykatës ka qenë kurioz dhe është future të shikojë platformën nuk besoj se ka ndonjë shkelje ligjore./Albeu.com/


Shtuar 8.02.2023 13:43